Ministrja Gërvalla bisedon me zëvendëskryeministrin e Jordanisë
BKT
Lajme

Ministrja Gërvalla bisedon me zëvendëskryeministrin e Jordanisë

Ministrja e Punëve të Jashtë të Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrinë  e Punëve të jashtë te Jordanisë, Ayman Hsafadi.

Gërvalla tha se me AymanHsafadi kanë biseduar për zhvillimet aktuale në rajon dhe Evropë. E para e Ministrisë së Punëve të jashtë të Kosovës, theksoi se me AymanHsafadi është rënë dakord që përmirësohet edhe më teje bashkëpunimi mes dy vendeve.

 “Sot pata një bashkëbisedim shumë të përzemërt me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Hsafadi. Diskutuam për zhvillimet aktuale në rajon dhe Evropë dhe ramë dakord të forcojmë dhe përmirësojmë më tej bashkëpunimin midis dy shteteve”, shkruan ministrja Gërvalla.  


MË SHUME NGA Lajme