Zelensky nesër i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë
BKT
Lajme

Zelensky nesër i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë

E.H

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme.

Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës në orën 11.00  nëpermjetë platformës ZOOM.

Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për lidhjen direkte me presidentin e Ukrainës.

Me fjalime të tilla Zelensky i është drejtuar edhe Kongresit Amerikan, Parlamentit Britanik, Parlamentit Evropian, etj.

Kujtojmë se Shqipëria është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe e ka dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. 


MË SHUME NGA Lajme