13:11 / 02.05.2022
Rama uron Fitër Bajramin me pamjet e xhamisë së re në Mullet
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.
Mesazhin e urimit, Rama e ka përcjell me pamjet e xhamisë së re në Mullet.
“Me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit”, shprehet Rama. /atsh























