Meta për Fitër Bajram: Uroj paqe, shëndet, mbarësi në familje
N.M. /RTKlive
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e festës së Fitër Bajramit vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nga ku përcolli urimet më të mira dhe të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë, si dhe mbarë popullin shqiptar, njofton zyra për informim e Presidentit.
Presidenti Meta pasi u takua me Kryetarin e KMSH, Haxhi Bujar Spahiu, në prani të mediave, tha se ishte kënaqësi të vizitonte sot Kreun Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe t’i uronte jo vetëm atij, por edhe të gjithë besimtarëve tanë që Zoti t’ua shpërblejë të gjithë ato sakrifica që kanë bërë gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
“Uroj paqe, shëndet, mbarësi në familjet e tyre, por edhe në mbarë shoqërinë tonë! Kjo është një festë e mrekullueshme, që gjithashtu na fton sot të forcojmë edhe ndjenjën e solidaritetit e të harmonisë me njëri-tjetrin, dhe sidomos të jemi më pranë vëllezërve tanë dhe gjithë atyre familjeve që janë në kushte më të vështira”, tha Meta























