18:47 / 02.05.2022
Trajneri i Villarrealit: Të përgatitur për t`i pasur shanset ndaj Liverpool
Unai Emery, trajner i Villarrealit, konsideron se ekipi i tij është i përgatitur psiqikisht për të luajtur dhe për të pasur shanset e veta kundër Liverpool.
"Liverpool ishin më të mirë në stadiumin e tyre, por ne arritëm të mbroheshim mirë", ka thënë ai.
Liverpool ballafaqohet me Villarreal dhe ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 2-0. Villarreal kishte hequr nga gara klube me nam si Juventus dhe Bayern Munich.
"Ekipi është i përgatitur psiqikisht për të luajtur ndeshjen tonë dhe për të pasur shanset tona kundër ekipit më të mirë në botë. Ta kalosh këtë test do të ishte e shkëlqyer. Nuk e di nëse do të mundemi”, është shprehur Emery.
UK























