Humb jetën një person në Grejkoc pas plagosjes me armë zjarri
BKT
Lajme

Humb jetën një person në Grejkoc pas plagosjes me armë zjarri

Jehona Zhitia / RTK

Rreth orës 16 të ditës së sotme policia është njoftuar se në spitalin rajonal të Prizrenit është pranuar një person në gjendje të rëndë shëndetësore, që dyshohet që ishte plagosur me armë zjarri.

Edhe përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Viktima është i lindur në vitin 1996 dhe është nga fshati Grejkoc i Suharekës, njofton zëdhënësi i policisë, rreshter Vesel Gashi. Policia dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe disa metra larg shtëpisë në një lokacion të pabanuar ështe gjetur një armë Ak 47, me të cilën dyshohet të ketë marrë plagë të rënda viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e mjekësisë ligjore. Të gjitha ekipet relevante janë duke punuar për zbardhjen e këtij rasti.


MË SHUME NGA Lajme