10:58 / 03.05.2022
Rama: Presidenti i Ukrainës, do t’i drejtohet sot Kuvendit të Shqipërisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet sot në orën 13:00 Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi, nëpërmjet platformës Zoom.
Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili duke i uruar një ditë të mbarë qytetarëve ka theksuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin se sot në orën 13:00 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë drejtpërdrejtë nga Kievi, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama. /atsh























