Kim: Media, rol kyç që pandëshkueshmëria të përfundojë
BKT
Shqipëri

Kim: Media, rol kyç që pandëshkueshmëria të përfundojë

Ambasada Amerikane në Tiranë në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka ritheksuar mbështetjen e SHBA për gazetarët e pavarur që përcjellin të vërtetën.

Sipas Ambasadës amerikane, roli i medias së fortë dhe të pavarur për luftën kundër korrupsionit, është parësor. 

Ambasadorja Yuri Kim u takua një javë më parë me dy gazetarë shqiptarë të cilëve u shprehu mbështetjen për punën e pavarur dhe të saktë.

Postimi i plotë:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor. /RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri