Osmani: Nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës
BKT
Lajme

Osmani: Nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderohen gazetarët të cilët edhe sot vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë.

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, e ka renditur Kosovën sivjet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021.

Presidentja Osmani ka thënë se ky indeks tregon përkushtimin institucional ndaj demokracisë.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, nderojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngrihen për të vërtetën dhe lirinë sot. Indeksi i lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, tha Osmani.


MË SHUME NGA Lajme