Ancelotti thotë se do të qëndronte te Real Madrid edhe për dhjetë vite
BKT
Sport

Ancelotti thotë se do të qëndronte te Real Madrid edhe për dhjetë vite

Carlo Ancelotti është i hapur për të qëndruar në krye të Real Madrid për dhjetë vjet të tjera.

"Nëse klubi më mban këtu për dhjetë vjet, unë do të jem këtu për dhjetë vjet", kë thënë italiani.

62-vjeçari javën e kaluar, kur udhëhoqi Real Madridin drejt titullit të La Ligas, u bë trajneri i parë në histori që fitoi secilën nga pesë ligat më të mira të Evropës. Ai ka fituar Serie A me Milanin më 2004, Premier League me Chelsean më 2010, Ligue 1 me PSG më 2013, Bundesligën me Bayern Munich më 2017 dhe La Ligan me Real Madridin këtë vit.

Ai ka thënë se pasi të ketë përfunduar me Real Madrid tundohet të marrë drejtimin e një kombëtare.  

“Po, mund të ketë një ekip kombëtar, por tani është e parakohshme. Sigurisht jo për këtë Botëror. Por për atë në 2026, pse jo?",  ka thënë Ancelotti. 

UK