Murati kritikon lidershipin kosovar, Vuçiq shihet te terminali në Greqi
BKT
Lajme

Murati kritikon lidershipin kosovar, Vuçiq shihet te terminali në Greqi

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar lidhur me përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm që është bërë të martën në Greqi, e që pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Murati përmes një reagimi në Facebook ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës, duke thënë se janë hedhur në sulm për të bindur botën se kush është Vuçiqi, derisa ky i fundit po merr pjesë në përurimin e terminalit të LNG-së në Greqi, projekt amerikano-evropian.

“ Janë disa projekte strategjike të cilat nuk kanë çmim dhe as nuk maten me studime fizibiliteti. Një i tillë është projeti amerikan i gazit të lëngshëm natyror (LNG), thelbësor për diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë. Sot u bë përurimi i terminalit të LNG-së në portin grek të Alexandropolit, investim ky amerikan dhe i BE-së. Përderisa udhëheqësit e Kosovës janë hedhur në ofensivë për të “bindur” botën kush është Vuçiqi, e kush Putini dhe cila është lidhja në mes të tyre, ky i pari sot ishte prezent në përurimin e terminalit në Greqi. Kosova, jo vetëm që po mungon, por në mënyrë krejt të papërgjegjshme qeveria jonë refuzoi të jetë pjesë e këtij projekti. Kjo vertetë është diplomaci shumë e hollë!!!”, ka shkruar Murati në Facebook. /F.S


MË SHUME NGA Lajme