18:02 / 03.05.2022
Sonte në “RTK PRIME” diskutohet për takimin e Berlinit
Ky takim mbahet me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholtz, i cili do ta takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. I ftuar është edhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak.
Të ftuar për këtë temë janë Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim, Blerim Canaj, ish-zv/ambasador i Kosovës në Gjermani, Dorajet Imeri, politolog, derisa në lidhje direkte nga Berlini është e dërguara e RTK-së, Gentiana Begolli-Pustina. Po në lidhje të drejpërdrejta do të jenë edhe Gjeraqina Tuhina nga Brukseli dhe Bahri Cani nga Boni. RTK PRIME nis në orën 20:20.























