14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Shqipëri

14 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

rtsh.al

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se situata epidemiologjike në Shqipërië është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa numri i të infektuarve është në rënie. Sot shënohen dy javë pa asnjë viktimë nga koronavirusi. 

Në 24 orët e fundit, si rezultat i  1.059 testimeve janë regjistruar 52 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:

20 në Tiranë, 7 në Lushnje, 6 në Krujë, 5 në Mat, 4 në Lezhë, 3 në Shkodër, Kavajë, 1 në Kurbin, Rrogozhinë, Pukë, Kukës.

Aktualisht janë 398 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orë Janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,213 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.


MË SHUME NGA Shqipëri