Berisha: SHBA s’mund të caktojë kryetarin e opozitës
Shqipëri

Berisha: SHBA s’mund të caktojë kryetarin e opozitës

rtsh.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kreun e Partisë Demokratike. Ai pati edhe një mesazh për SHBA që e ka shpallur ‘non grata’ që ajo nuk mund të caktojë kryetarin e opozitës, por këtë e bëjnë demokratët me votën e tyre të lirë.

Ndërsa 7 maji është afti i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, Berisha tha se ende nuk i ka dorëzuar ato por do e bëjë këtë gjë në ditët në vijim.

“Nuk kam dorëzuar dokumentet, por do të kandidoj, deputetë janë anëtar të Këshillit Kombëtar, çdo votë. Ata që munguan përjashtuan veten, kishin vendet e tyre në Kuvend, pra ky ishte një vendim i tyre, jo i instancave të PD. Po të kthehemi bashkë në dhjetor, Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, po fiksoi dhe një takim në Uashington me të, kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thoja unë përsëri ato që kam thënë, loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri, përpjekja siç e thashë në Kuvend, kur e majta shqiptare, e SHBA dhe e mbarë botës nuk do të mund të caktoj kryetarin dhe udhëheqjen e forcës demokratike të Shqipërisë, kurrë”, tha Berisha në një konferencë me gazetarët

Më 22 maj Kuvendi i 30 prillit mbledhur nga Komisioni i rithemelimit të PD vendosi që të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike.


MË SHUME NGA Shqipëri