Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës
BKT
Lajme

Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës

Njomza Berisha/RTK

Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim që t`ia vazhdojë masën e paraburgimit Pjetër Shalës, i cili po akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte.

Sipas vendimit të gjyqtarit paraprak, ai ka rënë në konkludim se rreziqet që Shala mund të arratiset, pengojë ecurinë e procedurave të dhomave të Specializuara ose rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i dhanë dëshmi Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme