Presidenti i ri, partitë: Një kryetar shteti i të gjithë shqiptarëve!
Shqipëri

Presidenti i ri, partitë: Një kryetar shteti i të gjithë shqiptarëve!

Mbledhja e Konferencës së kryetarëve është shtyrë për 10 maj, por pëfaqësues të maxhorancës dhe opozitës, pavarësisht në nuancat në diskutime, kanë qenë në një zë që kryetari i ri i shtetit të jetë i të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha se Partia Socialiste është e  gatshme që të negociojnë me të gjitha grupet parlamentare që janë në Kuvend. 

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur e vetme Presidentin. “2 ish deputetë pas hekurave dhe të tjerë në pikëpyetje kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për ta zgjedhur. Nuk po zgjedhim në përfaqësues të PS por një individ që do të ketë detyrën për të ruajtur Kushtetutën, integritetin, sovranitetin për 5 vitet e ardhshme”, tha zonja Tabaku

Deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se ata presin që opozita të propozojë emra konkretë për kandidatët për presidentin e ri të vendit dhe jo diskutime për procedura. 

"Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Në të gjitha fazat e diskutimeve e kemi bërë të qartë se nuk dëshirojmë të zgjeshim një president të PS-së, por të Republikës. E kemi pasur një president që nuk na nderon. Kemi rënë dakord që të nisim procesin, por kemi shprehur se kemi gatishmërinë. Të dyja këto shkojnë bashkë dhe për ne janë të lidhura pazgjidhshmërisht.  Nëse duhet këto takime ti bëjmë së bashku. Presim nga ju të marrim emra dhe jo diskutime për procedura, të cilat mund t’i keni shtyrë për arsyet e juaja të brendshme. Ne duhet të vijmë që në raundet e para me emra" tha Spiropali.

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, nga ana e saj tha se se me procesin e saj me zarfe të mbyllur, mazhoranca nisi një proces jo transparent. Sipas saj duhet që opozita të bëjë propozimet e para. "Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve, tha se Kushtetuta e imponon zgjedhjen e Presidentit me konsensus. Sipas tij duhet dhënë kohë për procesin.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se data 10 maj të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Alibeaj kundërshtoi propozimin e socialistëve, ku theksoi se data 10 maj mos të jetë data për raundin e parë të zgjedhjes së presidentit. Alibeaj tha po ashtu se diferenca kohore mes raundeve të jetë 7 ditë.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla është dakordësuar me kërkesën e Enkelejd Alibeajt, që procesi për nisjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit të nisë me datën 10 maj. /RTSH


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri