17:09 / 04.05.2022
Ballkani kampion, paqe në derbin e Gjilanit, fitojnë Prishtina e Dukagjini
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Ballkani edhe matematikisht është kampion i ri i Kosovës. Barazimi mes Gjilanit dhe Dritës, i ka siguruar titullin e kampionit skuadrës nga Suhareka, të parin në historinë e tyre.
Derbi më i madh në vendin tonë, mes dy rialëve lokal, Gjilanit dhe Dritës është mbyllur pa gola, në ndeshjen që është zhvilluar në bari sintetik në Gjilan dhe pa praninë e tifozëve.
Fitore të rëndësishme ka arritur Dukagjini i Klinës në garën për të siguruar ekzisetën në Superligë. Klinasit mundën Ulpianën, me rezultat 2-1.
Ndërkohë, Prishtina e ka demoluar Feronikelin, duke e mposhtur bindshëm prej 5-0. Në këtë duel shkëlqeu me “het-trik” futbollisti, Sulley, kurse, nga një gol shënuan edhe Otto John dhe Agim Zeka.























