Agjenti i Dybala-s: Nuk ka marrëveshje me asnjë klub
BKT
Sport

Agjenti i Dybala-s: Nuk ka marrëveshje me asnjë klub

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Ende është e paqartë e ardhmja e yllit të Juventusit, Paolo Dybala-s.

Sulmuesi argjentinas duket se po luan sezonin e tij të fundit tek ‘Zonja e Vjetër’.

Lojtari kërkohet nga disa top-klube evropiane, por sipas medieve të huaja, Interi këmbëngul për transferimin e argjentinasit.

Megjithatë, agjenti i lojtarit, Jorge Antun, ka thënë se ende nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë klube. Sipas tij, Dybala është i përqendruar tek fundi i sezonit me torinezët.

“Lojtari është i përqendruar ekskluzivisht në fundin e sezonit, te kampionati dhe finalja e Kupës së Italisë. Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me asnjë skuadër në Itali apo jashtë saj në këto momente”, tha agjenti.