Tahiri Beqa: Takimi në Berlin ‘rindezje’ e dialogut Kosovë Serbi
M.Miftari/RTKLive.com
Është për t’u vlerësuar pozitivisht qasja e Gjermanisë mes dy vendeve, Kosovës e Serbisë, sepse është çështje me seriozitet, ngase lufta në Ukrainë shihet si një kërcënim i sigurisë ndaj Evropës.
Kështu deklaroi analistja Arta Tahiri Beqa në “Imazh i Ditës” në RTK.
Ajo më tej foli për rëndësinë e këtij takimi që për të vizioni pro-evropian qëndrimi i kryeministrit Kurti në luftën e Ukrainës është për t’u vlerësuar.
“Dialogu mes Kosovës e Serbisë, është “rindezje” e dialogut si pasojë e luftës ne Ukrainë, sepse kah mesi i prillit ka pasur shumë diplomatë që kanë vizituar Kosovën dhe rajonin duke dhënë mesazhe të qarta, sepse Rusia kishte qasje negative për rajonin”, shtoi ajo.
Rinisja e dialogut me theks pak me ndryshe, një format më ndryshe.
“Deri tani ka pasur ne nivele kryenegociatorësh dhe kishte nivel teknik e më pak politik, ndërkohë që lufta në Ukrainë ndryshoi qasjen, sepse kishte ndikim te shumanshëm”, theksoi mes tjerash Arta Tahiri Beqa.
“Qasja e re e kryeministrit Kurti ndaj dialogut u dëshmua në takimin me kancelarin Sholz, në deklaratën e tij për dialogun dhe për anim drejt BE-së në luftën e Ukrainës.Kjo bën që Kosova ka seriozisht dialogun, prandaj është favorizuese nga shumë diplomatë të BE-së”, shtoi ajo.
Ndërkaq sa i përket Serbisë, ajo tha se Serbia nuk ishte në gjendje të deklarohej më qartë ndaj çështjeve sikundër po bën tani, sepse kishte zgjedhjet, ndonëse ai (Vuçiq) ka parapërgatitur opinionin për këtë takim në Berlin.
Ajo theksoi se Vuçiq është deklaruar të jetë i frikësuar, ngase tani dialogu ka nisur të marrë formatin e duhur.
Darka
Ndërsa sa i përket darkës joformale, analistja Arta Tahiri Beqa, theksoi se ky takim Berlinit i paraprin takimit në Bruksel, është një “shtendosje”, se të dy palët nuk ishin në një disponim pozitiv për një marrëveshje të mirë, e aq më tepër asaj përfundimtare.
Sa i përket Serbisë, BE ia bëri të qartë qëndrimin e saj karshi Rusisë, në qasjen e saj ndaj luftës në Ukrainë, ndonëse Vuçiq është munduar të luajë rolin “edhe me BE-në edhe me Rusinë.
Ndërkaq sa i përket darkës joformale që do të organizohet në Berlin, analistja Tahiri Beqa thekson se është me rëndësi për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, duke shtuar pritjet nga kjo darkë janë të shumta por më e rëndësishmja është zhbllokimi i dialogut.
Procesi i Berlinit
Në takimin mes kryeministrit Kurti dhe kancelari Sholz, u përmend edhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, i projektuar edhe më parë në procesin e Berlinit, nisur nga ish-kancelarja Merkel.
Kancelari Sholz theksoi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ekonomike për Kosovën, duke kërkuar riaktivizimin e procesit të Berlinit.
Analistja Tahiri Beqa theksoi se Kosova me punën që po bën duhet të marrë mbështetjen e BE-së në korniza reale, ndonëse nuk ka pasur qasje nga disa shtete të Be-së njësoj si ndaj Serbisë.
Analistja Tahiri Meha ritheksoi se lufta e Ukrainës dhe gjeopolitika botërore ndikoi në përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo vërehet edhe me angazhimin edhe të emisarëve të shumtë të vendeve kryesore në BE e SHBA në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Është me rëndësi të thuhet se kancelari Sholz premtoi se do ta vizitojë Kosovën, ndërkohë që kryeministri Kurti e ftoi që të vijë edhe me ndërmarrës të shumtë gjermanë.























