20:13 / 04.05.2022
Real-City, përballje titanësh, formacionet zyrtare
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Pas pak minutash vjen përballja mes Real Madridit dhe Manchedster Cityt, ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
“Mbretërit” dhe ‘Qytetarët’ do të ndeshen në ‘Bernabeu’, në një sfidë që do të përcaktojë finalistin e sytë të elitës së futbollit evropian.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e Cityt, me rezultat 4-3.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Kroos, Benzema, Modriq, Casemiro, Valverde, Vinicius Junior, Mendy.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Jesus, Laporte, Rodri, De Bruyne, Bernardo Silva, Mahrez, Joao Cancelo, Foden
Ndeshja mes Realit dhe Cityt nis në orën 21:00.























