Darka e Lajçakut
BKT
Foto: Miroslav Lajçak/ Twitter
Lajme

Darka e Lajçakut

Emine Hoti/RTKlive

Diskutimet me kryenegociatorët e dialogut do të vazhdojnë më 13 maj. Kështu ka njoftuar i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak.

I dërguar i posaçëm i BE-së, Lajçak, ka publikuar në mbrëmje fotografi nga një darkë e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka shkruar në Twitter se diskutimi në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet më 13 maj.

“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale për diskutim rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Faleminderit qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak përmes këtij postimi ka njoftuar se darka joformale ka përfunduar, dhe për të cilën tha se i ishte falënderues qeverisë gjermane për pritjen.

Gjatë ditës, kancelari gjerman Olaf Scholz priti ndaras Kurtin dhe Vuçiqin. Në orët e mbrëmjes, takime me ta zhvilloi edhe Lakçaku.


MË SHUME NGA Lajme