08:47 / 05.05.2022
Sot në “Aktual” diskutohet për punësimet në arsim
Kimete Kasumi/RTKLive
Në edicionin e emisionit “Aktual” sot do të diskutohet për punësimet në arsim, për mënyrën se si do të bëhen këto punësime dhe se sa janë meritore këto punësime.
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, bashkë me Ambasadën Britanike, janë zotuar për punësime meritore në arsim. Këto punësime do të realizohen përmes ekspertëve të jashtëm të cilët do të marrin pjesë në procedurat e rekrutimit të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet arsimore në Prishtinë.
Për këtë dhe çështje që ndërlidhen me procesin arsimor në Prishtinë do të flasim me drejtoreshën e Drejtorisë për Arsim në Prishtinë, Besianë Musmurati.























