12:36 / 05.05.2022
Ndërpritet seanca e Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit
Muharrem Miftari/RTKLive.com
Me gjithë kundërshtitë nga partitë opozitare seanca vazhdoi punimet në zhurmën e shkaktuar nga deputetët e opozitës.
Por në pikën e rendit të ditës ku po vendosej zgjedhja e dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, seanca ndërpreu punimet për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vendosi një pauzë, duke ftuar kryetarët e grupeve parlamentare për konsultë.























