17:04 / 05.05.2022
Malisheva i prish festën Ballkanit
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Malisheva e ka mposhtur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 2-3, të enjten në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Arsim Thaqit, ia ka dal të marrë tri pikë të arta në garën për ekzistencën në elitën e futbollit tonë në duel me kampionin e ri të Kosovës, Ballkanin.
Ronald Sobowale (11’), Hasan Hyseni (42’) dhe Xhevdet Shabani (62’), shënuan nga një gol për fitoren e Malishevës, derisa golat për skuadrën nga Suhareka i realizuan Albion Rrahmani (61’) dhe Ermal Krasniqi (90+3’).
Pas kësaj fitore, Malisheva ka 43 pikë në vendin e shtatë, kurse, Ballkani kryeson tabelën me 70 pikë të tubuara.























