“RTK Prime”, debat për takimin në Berlin dhe përplasjet në Kuvend
RTKlive
Zhvillime të shumta politike kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë dhe përreth Kosovës.
Takimi në Berlin i kryeministrit Albin Kurti me kancelarin Olaf Scholz si dhe më pas, darka joformale me mes tij, presidentit serb, Aleksandër Vuciq e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak, do të jetë një nga temat për të cilën do të debatohet sonte në emisionin “RTK Prime”.
Në emisionin që fillon në orën 20:20 minuta në RTK1, e të drejtuar nga gazetarja Fitore Rexhepi, të ftuar janë analistët Ardian Arifaj, Artan Muhaxhiri dhe Edon Cana.
Ndërkohë, një temë tjetër në të cilën të pranishmit do të fokusohen, është edhe përplasja në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.























