Versioni korean i “La Casa de Papel” do të shfaqet në fillim të verës
Versioni korean i “La Casa de Papel(Money Heist)” do të shfaqet premierë më 24 qershor 2022. Lajmi është konfirmuar nga Netflix.
Seriali korean është titulluar “Money Heist: Korea – Joint Economic Area Part 1”. Të pasionuarit pas filmave deri tani mund të shohin vetëm trailerin e riprodhimit korean të dramës spanjolle të krimi.
Netflix siguron ndjekësit e tij besnik se seriali korean do të ndjekë një histori të ngjashme me origjinalin spanjoll.
Të nëntë personazhet origjinale do të përfshihen në xhirim – Profesor (luajtur nga Yoo Ji-tae), Berlin (Park Hae-soo, i famshëm për punën e tij në Squid Game ), Tokio (Jun Jong-seo), Moskë (Lee Won -jong), Denver (Kim Ji-hun), Nairobi (Jang Yoon-ju), Rio (Lee Hyun-ëoo), Helsinki (Kim Ji-hoon) dhe Oslo (Lee Kyu-ho).
Pritshmëritë për këtë serial janë të mëdha, por nuk e dimë nëse do të thyej rekordet e origjinalit “La Casa de Papel(Money Heist)”.