Muhaxheri në ‘RTK Prime’: Kjo është fitore e opozitës (E plotësuar)
BKT
Lajme

Muhaxheri në ‘RTK Prime’: Kjo është fitore e opozitës (E plotësuar)

Shqipe Gashi /RTKlive.com

Analisti Artan Muhaxhiri duke komentuar përplasjet e sotëm në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, në emisionin  ‘RTK Prime’, tha se kjo është një fitore e opozitës.

Në seancën e sotëm pas shumë tensioneve mes pozitës dhe opozitës, është arritur dakordim për krijimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike, atë të propozuar nga PDK, por edhe atë të propozuar nga LVV.

“Ne fakt të them të drejtën më pëlqeu, ishte simpatike, por ishte edhe një lloj dimanizimi, një lloj ngjallje, sepse gjatë këtyre muajve opozita është kritikuar shumë. Natyrisht në fillim ka qenë ajo trauma e numrit të madh të Vetëvendosjes dhe deri sa u stabilizuan, por ka pas shumë ankesa, shumë kritika që mediat po janë opozite më e madhe sesa opozita, pra zakonisht opozita reagonte pasi që dilte ndonjë skandal në media, kështu edhe më këtë numër të madh të deputeteve të lëvizjes Vetëvendosjes  dhe me këtë neglizhence të opozitës, pra krijohej përshtypja e një gjendje jonormale sepse edhe nëse ka numra të mëdhenj Vetëvendosja, natyrisht se është detyra e opozitës që vazhdimisht ta luftojë dhe të tentojë që dëmtojë politikisht”, tha analisti Muhaxheri.

“Ky reagim erdhi si pasoje e dy elementeve, sepse opozita kosovare e nuhati shansen, pra ishte çështja e hezitimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të ta krijuar komisionin për energjetike, ndërsa elementi i dytë ishte skandali i Ambasadorit Berisha, pra këto dy elemente u përputhen në një pikë dhe opozita u vetëdijesua që është një shanse e jashtëzakonshëm për të reaguar, për tu fuqizuar. Kjo që ndodhi sot nuk do të ndodh nëse pozita do ta themelonte komisionin para disa javësh dhe ai do të binte në harrese, por në momentin kur e pa pozita se opozita po ngurron, pra defakto nuk është konfore me krijimin e një komisioni hetimore për energjetike, atëherë kjo i dha impuls, energji, kjo i dha fuqi dhe erdhëm deri të kjo që pamë sot. Unë mendoj që ishte një gabim i Lëvizjes Vetëvendosje që nuk e bëri komisionin në fillim sepse do të mundte ta anashkalonte këtë situate, këto skena. Kjo sot është një fitore e opozitës”, theksoi Muhaxheri.

Arifaj: Opozitarizmi i VV-së ka qenë më i ashpër se ky i ditës së sotëm

Ndërkohë Analisti Ardian Arifja duke komentuar përplasjet e sotëm në Kuvendin e Kosovës për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, në emisionin  ‘RTK Prime’, tha se opozitarizmi i VV-së ka qenë edhe më i ashpër se ky i ditës së sotëm, madje sipas Arifajt kjo i ka tejkaluar edhe vijat e kuqe.

“Është e vështirë të dimë se çfarë ka menduar por është e vërtetë se opozitarizmi i VV-së ka qenë edhe më i ashpër se ky i ditës së sotëm, bile i ka tejkaluar edhe ato vijat e kuqe që do të duhej të vlenin në parlamentet e demokracive ndoshta prandaj ka pasur njëfarë mirëkuptimi kryeministri. Por më shumë mendoj dhe besoj që është një moment i pjekjes së Vetëvendosjes se ajo gjithmonë ka qenë opozitë, kur je opozitë është e natyrshme të kundërshtosh gjithçka me qenë kundër çdo gjeje dhe mundesh me qene edhe e jo bashkë punuese mund të pranohet kur je opozitë por është krejt ndryshe kur je në pushtet, kur je në pushtet duhet të kesh përgjegjësi edhe ndaj opozitës dhe të jesh i hapur dhe të pranosh edhe  propozimet e tyre dhe të jesh shumë bashkëpunues se sa kur je në opozitë”, tha Arifaj në ‘RTK Prime’.

Ai mendon se VV akoma është në fazën e pjekjes, madje, sipas Arifajt, VV i është dashur një vjet për të kaluar këtë fazë. 

"Vetëvendosje është ende në atë fazën e pjekjes e është shumë keq sepse ju deshën një vjet për ta tejkaluar pjekjen, ketë maturimin politik, por është pjesë e atij maturimi kur po e kuptojmë që nuk mund ta injorosh opozitën në Parlament pamarrë parasysh kur e din sa numra i ke sa vota sa deputet i ke”, theksoi analisti Arifaj.


MË SHUME NGA Lajme