Moti sot në Shqipëri
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Prej orëve të mesditës shtim vranësirash deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 6-8m/s. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri