Mikel Arteta firmos marrëveshje të re me Arsenalin
BKT
Sport

Mikel Arteta firmos marrëveshje të re me Arsenalin

Uran Krasniqi/RTKLive

Mikel Arteta ka nënshkruar një marrëveshje të re me Arsenalin deri në fund të sezonit 2024/25. 

“Jam i emocionuar, mirënjohës dhe me të vërtetë i lumtur sot”, tha Mikel pas nënshkrimit të kontratës, ka njoftiar faqja e klubit

“Ne duam ta çojmë klubin në nivelin tjetër dhe të konkurrojmë vërtet me skuadrat më të mira. Për ta bërë këtë, ne duhet të luajmë në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të jemi në gjendje të evoluojmë skuadrën, të përmirësojmë lojtarët tanë, të përmirësojmë të gjitha departamentet, të krijojmë edhe më shumë lidhje me tifozët tanë, të përmirësojmë atmosferën në Emirates, të jemi në gjendje të rekrutojmë talentet më të mirë dhe njerëzit më të mirë për këtë klub", është shprehur ai.