19:07 / 06.05.2022
Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së takojnë drejtuesit e KPM-së
Emine Hoti /RTKLive.com
Përfaqësuesit e Bordit dhe Menaxhmentit të RTK-së kanë pritur të premten në takim drejtuesit e Komisionit të Pavarur për Medie.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me fushat e interesit të përbashkët me qëllim të rritjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve të pavarura.
Pos tjerash u ngrit edhe çështja e borxheve të trashëguara që RTK-ja ka ndaj KPM-së dhe për rëndësinë e harmonizimit të agjendës dhe veprimeve për procesin e digjitalizimit.
Në këtë takim u fol për rëndësinë e bashkëpunimit për draftimin e ligjeve për KPM-nē dhe RTK-në, të cilat janë në agjendën legjislative të Kuvendit të Kosovës për këtë vit.























