Dua Lipa publikoi fotografi nga fëmijëria kur pozonte me shoqet e shkollës
Magazina

Dua Lipa publikoi fotografi nga fëmijëria kur pozonte me shoqet e shkollës

Këngëtarja me famë botërore, por me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, meqenëse është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Mbretërinë e Bashkuar, pak muaj pasi e realizoi të njëjtin në Amerikë, është takuar me disa nga shoqet e shkollës.

Me këtë rast ajo ka marrë një dhuratë nga nëna e një prej shoqeve të saj.

Bëhet fjalë për një album fotografikë, i cili kishte të ruajtura fotografitë e Duas kur ishte e vogël dhe pozonte me shoqet e saj.

”Natën e shfaqjes sime në Londër, shoqja ime më e mirë e shkollës fillore më dha një album fotografik të mbushur me fotografi që mamaja e saj kishte bërë nga ne dhe shoqet kur ishim të vogla. Unë kam qenë gjithmonë më e vogla në klasën tim”, ka shkruar Dua në ”Instagram”.