19:41 / 06.05.2022
Mourinho: Unë jam i bardh, dua që Reali ta fitojë ‘Championsin’
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Trajneri i AS Romës, Jose Mourinhon dëshiron që ish-klubi i tij, Real Madrid ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Real Madrid dhe Liverpool do të përplasen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Tekniku portugez thotë se Real Madridi është në zemrën e tij. Ai shpreson se ‘Mbretërit’ do të mposhtin e Jurgen Kloppit në finalen e Parisit.
“Real Madridi është në zemrën time. Unë jam i bardhë dhe ata janë klubi më i madh në botë. Shpresoj që ata të fitojnë finalen”, ka thënë Mourinho.
Edhe Mourinho do të ketë një finale, atë të Conference League, ku Roma dhe Feyenord do të ndeshen me 25 maj në ‘Air Albania’ në Tiranë.























