21:09 / 06.05.2022
Mane ende duhet të presë kontratën e re nga Liverpool
F.B /RTKlive.com
Liverpool dhe Sadie Mane ende nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re.
Mane, i cili po bën një sezon të jashtëzakonshëm me ‘The Reds’, sipas medieve britanike, akoma nuk ka firmosur kontratën e re me klubin nga ‘Anfield’.
Liverpool është duke garuar në tri fronte, Premier League, Ligen e Kampionëve dhe FA Kupën.
Mane, i cili prej kohësh është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, me gjasë, do të mbetet edhe disa sezona në skuadrën e Jurgen Klopp.
Marrëveshja mes dy palëve, thuhet se do të arrihet shumë shpejtë, pasi që lojtari ndihet i lumtur në Liverpool.
“Sadio Mane duhet të presë edhe pak për kontratën e re me Liverpoolin”, shkruajnë mediat britanike.























