Simon Cowell drejt altarit
Magazina

Simon Cowell drejt altarit

Krijuesi i X Factor, Simon Cowell planifikon të martohet së shpejti me partneren e tij 44-vjeçare.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare dyshja do të finalizojnë marrëdhënien e tyre muajin e ardhshëm në Londër. 62-vjeçari madje ka caktuar edhe datën për Qershorin dhe djali i tyre Eric, tetë vjeç, do të jetë qershia mbi tortë.

“Simon mezi pret që Lauren të jetë gruaja e tij dhe nuk sheh asnjë arsye për ta vonuar një gjë të tillë . Ai ka marrë përsipër organizimin dhe data është caktuar në Qershor”, thonë disa burime.

Pavarësisht premtimeve të tij të mëparshme për të mos u martuar, duket se pandemia e koronavirusit dhe aksidenti i rëndë me biçikletë ka bërë Simon të ndryshojë mendim.

Simon, i cili nuk ka qenë kurrë i martuar më parë, duket se ka vendosur të heqë dorë nga stili i jetës si beqar pasi ka edhe një arsye tjetër madhore që është djali i tyre Eric të cilët e mirëpritën në vitin 2014.


MË SHUME NGA Magazina