Xavi e do yllin e Manchester Cityt
BKT
Sport

Xavi e do yllin e Manchester Cityt

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva është futur në ‘orbitën’ e klubit spanjoll, Barcelona.

Trajneri i katalonasve, Xavi Hernandez tashmë është duke menduar për afatin kalimtar të kësaj verë.

Tekniku i ‘Blaugranave’ synon të ndërtojë një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm, pasi që Barcelona këtë sezon po e mbyll pa asnjë trofe.

Sipas medieve spanjolle, Barça është e interesuar për Silvan e Manchester Cityt, edhe pse pak është e besueshme se Pep Guardiola do të heq dorë nga spanjolli.

“Barça shpreh interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva-n”, shkruajnë mediet iberike.

Silva është një nga pikat kryesore të skuadrës se Guardiolës. Ndryshe, Silva duket se preferon që të paktën edhe një sezon të mbetet në ‘Etihad Stadium’.