Qentë endacakë ia shkatërruan minifermën e pulave (Video)
Valjete Shala/RTK
Sulmet nga qentë endacakë janë shpeshtuar kohët e fundit.
Nga sulmet e tyre pësoi familja Mirena nga Fushë Kosova. Qentë endacakë ia sulmuan mini-fermën e pulave duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
Nga këto pula, familja Mirena siguronte edhe të ardhura.
“Për nga gjendja emocionale është shumë e rëndë sepse vet i kam rritur. Si zogj i kam qel. Qe një vit e gjysmë jam marrur me to. Gjitha këto pula kanë qenë që kanë bërë vezë. E rënd sepse kur jam
zgjuar në mëngjes, nuk ju kam besuar syve”, ka treguar Mihrie Mirena.
Të jem fermeri i fundit që ka këso dëme. Demet janë enorm, po shihet. Jetojmë prej mini-fermës. Mbi të gjitha duhet me e luftu këtë dukuri", ka thënë Fahri MIrena.
Por nga kjo situatë Fahriut i kanë shpëtuar disa zogj.
Megjithatë, familja Mirena thotë se nuk do të merret më shumimin e tyre pasi dukuria e sulmit nga qentë endacak po vazhdon në këtë zone.
Lidhur me këtë është njoftuar edhe Komuna e Fushë Kosovës.
Maliq Berisha, drejtor i shërbimeve publike në Fushë Kosovë, ka thënë se ka kohë që kemi kompani për trajtimin e qeneve endacak, por meqë është i ndaluar eliminimi i tyre, jemi të obliguar që të behet trajtimi i tyre.
Berisha tregon se kompania ka operuar edhe në atë teren, jo ndoshta në mënyrë te përhershme.
Është një dëm i konsiderueshëm. Është formuar një komision dhe kemi dal në vend të ngjarjes, dhe do të shohim procedurat e mëtejme, për ndoshta ndonjë dëmshpërblim", ka thënë Berisha.
Për këtë çështje nga kjo komunë thonë se pritet bashkëpunim edhe më i gjerë me komunat përreth Fushë Kosovës, që raste të tilla mos të këtë.























