Avokatët e Speciales: Mbrojtja efektive e pamundur, po zvarritet procesi
BKT
Foto arkiv: RTKLive
Lajme

Avokatët e Speciales: Mbrojtja efektive e pamundur, po zvarritet procesi

Valbona Thaçi/RTKLive

Avokatët e akredituar nga Specialja zgjerimin e aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së (Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi), ku u përfshin edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po cilësohet si zvarritje e procesi.

Artan Qerkini - Avokat i akredituar nga Gjykata Speciale, thotë se e vetmja arsye pse është zgjeruar aktakuza në ketë fazë të procedurës, është që Prokuroria të ia pamundësoj mbrojtjes që të përgatit një mbrojtje efektive dhe të zvarritet procedura.

Ai thotë se arsye tjera nuk ka, dhe thjesht dyshon se këto prova të cilat janë prezantuar tash në aktakuzën e zgjeruar, Prokuroria nuk i ka pasur në fillim kur është ngritur aktakuza.

“Kjo është një manovër strategjike e prokurorisë që të ta mbajë mbrojtjen në tension dhe të mos i jap kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes, sepse çdo zgjerim i aktakuzës shkakton zvarritje të procesit duke i afektuar në mënyrë direkte në të drejtat e të pandehurve, sepse dihet se një prej të drejtave elementare te të pandehurit me procedurë penale është gjykimi brenda një afati të arsyeshëm, ndërsa me zgjerimin e aktakuzës ky parim do të shkelet doemos”, tha  

Kurse Taulant Hodaj, poashtu avokat i akredituar nga Speciale, thotë se arsyet e brendshme nuk i di, por thotë se ato i ka dhënë prokuroria në publikim që e bën ne WebSait, ku i kanë futur edhe dy vende si pjesë e aktakuzës.

“Pikat e aktakuzës janë të njëjta, të akuzuarit janë të njëjtit, vetëm së është zgjeruar në kuptim ku edhe disa vende, ku këta dyshohet që kanë pasur përgjegjësi edhe në këto dy vende të tjera në kuadër të atyre gjitha pikave tjera të aktakuzës”, tha Hodaj.

Hodaj thotë se nuk e dimë planin e Prokurorisë por se rrjedhimisht ky zgjerim i aktakuzës, i jep të drejtën palës mbrojtëse që t’i kundërshtoj prej fillimi zgjerimin e aktakuzës dhe kjo pastaj e prolongon procedurën që rrjedhimisht do të zgjatë disa vite më shumë,sepse mbrojta do të ketë të drejtën t’i kundërshtoj, të bëj kërkesë për hedhjen poshtë të këtyre zgjerimeve të aktakuzës.


MË SHUME NGA Lajme