Ekipi i Policisë së Kosovës, triumfon në ‘copa del mare’ të Italisë
BKT
Sport

Ekipi i Policisë së Kosovës, triumfon në ‘copa del mare’ të Italisë

Në Itali është organizuar një turne në futsal ku kanë marrë pjesë 28 ekipe nga 14 shtete.

Ekipet e fustalit kanë qenë ekipe të agjencive të sigurisë të shteteve përkatëse. Në këtë turne ka marrë pjesë edhe një ekip i futsalit nga Policia e Kosovës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ekipi ka zhvilluar nëntë takime, prej të cilave tetë i ka fituar.

Ekipi i PK-së ka zhvilluar lojërat në këtë renditje, me këta kundërshtarë dhe janë shënuar këto rezultate:

Dita 1:

Policia e Kosovës - Baraberi (Sllovaki) 2:4

Policia e Kosovës – Torri (Itali) 5:1

Policia e Kosovës - Caracal PD (Romani) 7:1

Policia e Kosovës - Unidas (USA) 14:1

Dita 2:

Policia e Kosovës - Flemalle (Belgjikë) 9:1

Policia e Kosovës - Marseille (Francë ) 12:1

Dita 3:

Çerekfinale

Policia e Kosovës : IPA Olsztyn (Poloni) 2:1

Gjysmëfinale

Policia e Kosovës - Bologna (Itali) 3:0

Finale

Policia e Kosovës - Bratislava (Sllovaki) 2:1

 

Ekipi i futsalit i PK-së është shpallur fitues duke marrë edhe kupën e turneut.

Ekipi i PK-së ka arritur rezultate të shumta edhe në turne të më hershëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Në këtë turne, ekipi përbëhej nga zyrtarët policorë (lojtarët): Kreshnik Haliti, Gani Konjuhi, Qëndrim Berisha, Ardit Hyseni, Mentor Krasniqi, Sami Geci, Driton Dauti, Egzon Abazi, Bledar Mamusha, Besart Berisha, Faton Shala -staf teknik dhe Amir Gërguri-selektor.