Allegri i zhgënjyer me humbjen, kërkon përqendrim ndaj Interit
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur i zhgënjyer me humbjen e skuadrës së tij kundër Genoas.
‘Zonja e Vjetër’ mbrëmë u mposht nga Genoa, me rezultat 2-1, duke bërë një hap fals në garën për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Tekniku italian tha për mediet italiane, se është tejet i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Më shumë se i mërzitur jam i zhgënjyer. Duhej të shënonim golin e dytë dhe të mbyllnim llogaritë e takimit. Në momentin që shpërdoron rastet atëherë është e pritshme që të ndëshkohesh”, tha Allegri.
Ai ka shtuar se tani duhet harruar ndeshje me Genoan, dhe sipas tij, skuadra duhet të përqendrohet në finalen e Kupës së Italisë kundër Interit.
“Tani të mendojmë për finalen e Kupës së Italisë kundër Interit. Nuk mund t’i përsërisim gabimet e njëjta”, theksoi strategu italian.
Finalja e Kupës së Italisë mes Juvës dhe Interit, luhet të mërkurën mbrëma, një sfidë që pritet të sjellë një sfidë interesante.























