Asambleja e PS, Rama: Berisha `non grata` i bën karshillëk botës
/rtsh.al/
“SPAK duhet të zgjohet dhe të nis të kap peshkaqenët e vërtetë dhe jo të gjuaj me dinamit cironkat e vogla pasi shqiptarëve po u soset durimi” tha kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS.
Duke vënë në shënjestër Sali Berishën i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion, Rama tha se ai po bën karshillëk botës në një kohë që drejtësia duhet të kishte nisur hetimet ndaj tij për përfundimet e DASH. Këtë turp, tha Rama, duhet ta mbajë SPAK.
“Çështja e 'Non Gratës' së madhe nuk është një çështje e Amerikës, po i Shqipërisë, dhe sfida nuk është një sfidë që Non Grata e Madhe me të verbrit ia bën Amerikës, është sfidë që ia bëjnë drejtësisë, sensit të së drejtës në këtë vend. Dhe sado hetime, denoncime, gjykime, dënime të jepen në këtë vend, nëse në këtë vend 'Non Grata' e madhe dhe ai i dyti me të cilën SPAK funksionon si sahat zviceran për të kapur Dvoranin. Kur të ulemi në tavolinën e negociatave do na kërkojnë se çfarë u bë me të shkarkuarit e vettingut. Kjo është tallje shumë e madhe, që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi dhe për vetëm një lloj peshku madje pa e pasur problem që të gjuaj dhe cironka me dinamik, por nuk ka as vullnet që ta përdor dinamitit për peshkaqenët që i bëjnë leksione SHBA, Europës, dhe zgjohen dhe ngrysen duke nxjerrë llum nga goja. Durimi ynë po soset, i imi po, SPAK dhe ata që janë të interesuar që të bëjnë drejtësi në këtë vend duhet të zgjohen. Shqipëria është e turpëruar para një 'Non Grata që i bën karshillëk një bote, këtë turp ta mbaj SPAK, në deklaratën e DASH e ka të qartë të bëjnë detyrën e tyre në atë përfundim dhe kjo nuk është për Amerikën, revolta ime dhe e jona nuk është se po na ofendohet Amerika është se po deligjitomohet SPAK”, tha Rama.
Rama kritikat ndaj SPAK i përqendroi edhe për Ilir Metën lidhur me hetimin e ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, që sipas Ramës e gjitha kjo është bërë sepse kështu ka dashur presidenti. Duke e cilësuar këtë hetim si ‘flluskë sapuni”, Rama tha se SPAK duhet të veprojë ndaj të shkarkuarve nga vettingu që ende “nuk i ka hyrë asnjë gozhdë në këmbë”.
"SPAK në mënyrë të rrufeshme a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit. Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një flluskë sapuni. Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pakonkurueshëm sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë kashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero. Kampioni i anti-korrupsionit me vulë dhe me firmë është futur në hetim nga SPAK. Për çfarë? Për një denoncim të kujt? Të atij që e gjitha Shqipëria mezi pret ta shoh përpara SPAK, Ilir Metës”, tha Rama.