14:20 / 07.05.2022
Giroud: Isha afër nënshkrimit me Interin, Milani është qershia mbi tortë
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Sulmuesi francez, Olivier Giroud duke folur për L’Equipe, ka thënë se është shprehur i lumtur që është pjesë e AC Milanit.
Ish-sulmuesi i Chelseat verën e kaluar iu bashkua ‘Rossonerëve’. Giroud, i cili po bë një sezon të madh me milanistët, e ka pranuar se ishte afër transferimit tek Interi, por në momentet e fundit, ai zgjodhi Milanin.
Reprezentuesi francez mendon se ‘San Siro’ ishte qershia mbi tortë.
“Isha afër nënshkrimit me Interin, por Zoti e bëri të duhurën. Milani është qershia mbi tortë”, tha Giroud.
Milani dhe Inter janë duke bërë ‘luftë’ të zjarrtë në garën për titull të kampionit.























