Dogana e Kosovës sekuestron barna të kontrabanduara
Fadil Sertolli / RTKlive.com
Dogana e Kosovës ka kontrolluar të shtunën nëntë barnatore në Graqanicë, Ranillug, Shtërpcë dhe komuna të tjera, me ç`rast ka hasur në mallra të kontrabanduara.
Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, nga gjashtë prej barnatoreve të kontrolluara janë hasur 1000 artikuj të kontrobanduar dhe se të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
“Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftim.























