Cesar Azpilicueta, goditja e parë e Xavit
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
Mbrojtësi i Chelseat, Cesar Azpilicuetën raportohet se ka arritur marrëveshje me klubi e madh spanjoll, Barcelona.
Sipas medieve spanjolle, klubi nga ‘Camp Nou’, ka arritur në parim transferimin e parë të kësaj verë.
‘Blaugranat’ pas shumë negociatave, thuhet se tashmë kanë arritur akordin me Azpilicuetën, i cili pritet të firmos kontratë dyvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër. Ndërkaq, lojtari mësohet se do të përfitojë pagë prej 13 milionë euro në sezon.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është në ndërtim të një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm në mënyrë që të ‘harrojë’ këtë sezon të cilin do ta mbyll pa trofe.
Cesar Azpilicuetën do të jetë goditja e parë e Xavit, derisa tekniku katalonas është duke i monitoruar edhe disa lojtarë të tjetër.























