Osmani ka takuar Presidentin e Republikës Dominikane,  Luis Abinader
BKT
Foto/ Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani ka takuar Presidentin e Republikës Dominikane,  Luis Abinader

F.Sertolli / RTKlive.com

Gjatë vizitës zyrtare në Kosta Rikë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka takuar homologun e saj nga Republika Dominikane dhe janë pajtuar që ta avancojnë partneritetin ndërshtetëror tutje.

Përmes një njoftimi për media thuhet se në takim me Presidentin Abinader, Presidentja Osmani ka theksuar se Republika Dominikane mbetet aleat i rëndësishëm i Kosovës në Amerikën Latine.

Ndër të tjerash, sipas njoftimit,  në këtë takim u diskutua për raportet miqësore në mes të vendeve tona dhe mundësitë më të mira për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror, duke përfshirë ekonominë dhe tregtinë, turizmin si dhe fusha të tjera.

“Forcimi i pozitës ndërkombëtare është një prej shtyllave kryesore strategjike të politikës sonë shtetërore, prandaj jam e lumtur që me Presidentin Abinader u dakorduam për ta avancuar partneritetin tonë diplomatik duke i afruar kështu edhe më shumë dy vendet tona”, ka thënë Presidentja Osmani, përfundon njoftimi.


MË SHUME NGA Lajme