16 nxënës nënshkruajnë kontrata për punë praktike me pagesë
Arlinda Sejda- RTK
Këta të rijnë janë nxënës të Qendrës së kompetencës në Skenderaj, krahas shkollimit, kanë përfituar edhe punë praktike me pagesë, falë zbatimit të arsimit dual.
Në këtë ambient pune ata po kryejnë praktikën e që u mundëson të aftësohen në profesion.
"Atje na mësojnë teorinë, por edhe punën praktike por atje ska kpas mundësi si këtu me punuar lirshëm, këtu e bëjmë praktikën dhe paguhemi më një rrogë”, thotë Dardan Kuliqi – Maturant.
Ndërsa, Rinorit i cili është maturant, kjo mundësi po i ofron edhe njohuri të reja për punën.
“Është shumë më e lehtë për ne, njëkohësisht edhe në punë edhe me marr zanat, praktikë", shprehet Rinor Xhema - Maturant
Menaxheret e kompanisë ku këta te rijnë po kryejnë praktikën thonë se këta nxënës do të jenë të gatshëm për tregun e punës.
" Ne jemi duke monitoruar praktikantët fillimisht kemi një fazë testuese prej 1 muajsh, do ti paguajmë siç e thatë edhe ju, dhe pastaj do të zgjedhim muratorët ose plakashtruesit më të mirë dhe do t'i ofrojmë punë", thotë Besnik Mullaliu – Inxhinier i Ndërtimit.
Ndërsa Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ditë më parë tha se nga viti i ardhshëm shkollor, ky sistem do të nis së implementuari sipas sistemit gjermanofolës, derisa në buxhetin e këtij vitii MASHTI, ka ndarë 3 milionë e gjysmë euro për sigurinë e nxënësve gjatë punës praktike.
Nagavci: Sot po fillon zbatimi në praktik i sistemit dual
“Është kënaqësi e veçantë që të shoh se po fillon zbatimi në praktik i sistemit dual në Kosovë, ndonëse kjo është një sfidë e re dhe parakusht që të jetë e suksesshme në mënyrë që ne të fillojmë nga viti shkollor 2022-23 fillimin e implementimit dual sipas sistemeve gjermano-folëse në disa profile që ka qenë një nga premtimet tona e që besoj që do të arrijmë ta implementojmë në sa paku katër programe gjatë vitit të ardhshëm shkollor……….. Ky pilotim që po fillon tani me ndihem edhe të Fondacionit Besa dhe përkrahjen e biznesit dhe që falënderojmë Rukolli për këtë mundësi për punë praktike me pagesë për nxënësit tanë duke uruar dhe besuar se do jetë një shembull i suksesshëm dhe motiv për nxënësit tjerë që vitin e ardhshëm shkollor që do fillojnë me profile por edhe për bizneset tjera që do të ofrojnë këtë mësim në praktikë”, tha ministrja Nagavci.
Arsimi dual planifikohet të pilotohet të paktën në tre profile, Nxënësit do të kenë mundësi për aftësim profesional në kompani të ndryshme me pagesë.























