Kështu mbyllen pjesët e para në pesë takimet e Superligës
BKT
Sport

Kështu mbyllen pjesët e para në pesë takimet e Superligës

Janë mbyllur pjesët e para në pesë ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Pas 45 minutash, Gjilani po fiton 0:1 ndaj Llapit në Podujevë me golin e Blerim Krasniqit (3’).

Në ndeshjet tjera, Prishtina po avancon 0:1 ndaj Ulpianës në Lipjan.

Kurse, në sfidat Drita – Dukagjini, Feronikeli – Ballkani dhe Malisheva – Drenica rezultatet janë 0:0.

Ndryshe, këto ndeshje janë të vlefshme për javën e 34-t në Superligën e Kosovës.