Rama: Kontinenti ynë kremton Ditën e Evropës nën shenjën e Ukrainës
Shqipëri

Rama: Kontinenti ynë kremton Ditën e Evropës nën shenjën e Ukrainës

Dita e Evropës që shënohet çdo vit më 9 maj, kremton paqen dhe unitetin në Evropë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Evropës, por këtë vit me shenjën e Ukrainës.

“Sot kontinenti ynë kremton Ditën e Evropës nën shenjën e Ukrainës”, ka shkruar Rama në Facebook, ku ja ka bashkangjitur edhe një foto me shenjë përkrahëse për Ukrainën, e cila po ballafaqohet prej më shumë se dy muajsh me agresionin rus.

9 maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Shumanit. Gjatë një fjalimi në Paris në vitin 1950, Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, prezantoi idenë e tij për një forme të re të bashkëpunimit politik në Evropë, e cila luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme.

Më 9 maj 1950 u bë lëvizja e parë drejt krijimit të asaj, që sot njihet me emrin Bashkimi Evropian. Atë ditë në Paris, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, lexoi para gazetarëve nga e gjithë bota një deklaratë, që i bënte thirrje Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera evropiane, të bashkonin prodhimin e qymyrit dhe çelikut si “themeli i parë konkret i një federate të ardhshme evropiane”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa