Kandidaturat për kreun e PD, në garë Berisha dhe Ibsen Elezi
rtsh.al
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi do ta garojnë përballë njëri-tjetrit më 22 maj për kreun e PD. Komisioni i Rithemelimit ka zyrtarizuar sot kandidaturat.
“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se:
Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:
1. Z. Sali Berisha
2. Z. Ibsen Elezi
Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike do të mbahen më 22 maj, datë e vendosur nga Kuvendi Kombëtar i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill.