Bad News Eagle me nismë të mbarë edhe në PGL Major Antwerp
B. Halimi / RTKlive
Ekipi nga Kosova, Bad News Eagle e ka nisur mbarë paraqitjen në nivelin PGL Major Antwerp, që është turneu më i madh botëror në CS.GO.
Në ndeshjen e parë ekipi kosovar fitoi kundër ekipit turk, Eternal Fire, me rezultat 16:14.
Bad News Eagle bëri histori në CS.GO duke u kualifikuar në këtë rang të garave.
E ndeshjen e parë në PGL Major Antwerp të ekipit kosovar e ka ndjekur direkt edhe kryeministri Albin Kurti, i cili e ka postuar në Instagram një foto me fanellën e ekipit Bad News Eagle.
“Dhe ja ku jemi sot në garën më të madhe të CS:GO, në PGL Major, duke bërë tifo për ekipin tonë të zemrës, Bad News Eagles. Kualifikimin e dëshiruar e arritëm, tani përpara për fitore. Go Eagles”, ka shkruar Kurti.
Çmimi i madh i këtij turneu është një milionë euro. Ekipi kosovar do të luajë edhe një ndeshje ditën e sotme rreth orës 17:00.
























