VIDEO- Si u dogjën 8 vetura në Vetërnik të Prishtinës (E plotësuar)
Venera Xhoxhaj / RTK
Një zjarr i madh ka përfshirë 8 vetura në parking të një qendre tregtare në lagjen Veternik në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar por bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e zjarrfikësve.
Mesditën e së hënës një parking veturash u përfshi nga zjarri. Derisa ishte në lëvizje një makinë
kishte marrë flakë, shoferi i së cilës fillimisht nuk e kishte vërejtur kur u drejtua brenda hapësirave të një qendre tregtare.
Ai arriti të dalë nga vetura pasi e sinjalizuan qytetarët për t’i shpëtuar më të keqes. Zjarri u përhap shpejtë.
“Nga vetura e përfshirë e djegur plotësisht nga zjarri fatkeqësisht janë përfshirë edhe vetura të tjera dhe ekipi jonë ka reaguar menjëherë dhe më pas kanë ardhë edhe policia e zjarrfikësit”, tha Fitore Muhaxhiri, punonjëse në Qendër për RTK-në.
Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për RTK-në.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga zjarri i cili e ka kapluar një veturë të parkuar, janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Njësitet e zjarrëfiksave janë njoftuar me kohë, të cilat e kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, ka thënë Kelani.
Ndërkaq më pas ka asistuar edhe ekipi I zjarrfikësve të cilët rastin e vlerësojnë si aksidental.
Muharrem Beka, Inspektor I parandalimit dhe hulumtimeve të shkaqeve të zjarrit.
“Nga hulumtimet fillestare zjarri është aksidental dhe nuk dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme vozitësi ka qenë duke ngarë veturën dhe është njoftu nga të tjerët dhe ka arrit të largohen. Me këtë rast janë duke u kryer hetime intensive”, tha Beka për RTK.
Zjarr i madh në Veternik, digjen 8 vetura
Një zjarr i madh ka ndodhur rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash të një qendre tregtare. Si pasojë e këtij zjarri janë djegur 8 vetura. Lajmin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se nga zjarri i cili e ka kapluar një veturë të parkuar, janë djegut/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara. Njësitet e zjarrëfiksave janë njoftuar me kohë, të cilat e kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale në 7 apo 8 vetura”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë duke u kryer hetime intensive.
Ndërkaq, Muharrem Beka inspektor i parandalimit dhe hulumtimit të shkaqeve të zjarrit i ka thënë gazetares së RTK-së në vendin e ngjarjes, Venera Xhoxhaj se zjarri ka qenë aksidental.
"Nga hulumtimet e para del se zjarri ka qenë aksidental dhe nuk dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme", ka thënë Beka.


























